Ka dështuar sërish vazhdimi i seancës konsituive.
Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, tha se seanca do të vazhdojë më 3 maj në ora 10:00.
“Shihemi më 3 maj, në orën 10:00”, tha ai.
Mënyra e procedimit ndryshoi çuditërisht për dallim nga herat e tjera, ku kryesuesi i Kuvendit që është nga radhët e VV’së, Avni Dehari, ndryshoi mënyrën e votimit për kryeparlamentar.
Kuvendi dështoi të formojë komision për votimin e fshehtë për kryeparlamentar, ku nuk pati vota të mjaftueshme për të proceduar tutje.
Partitë ish-opozitare deklaruan se kjo është një shkelje arbitrare që nuk ka ndodhur në Kuvend më parë.