Në tentativën e nëntë, ka dështuar sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës.
Mënyra e procedimit ndryshoi çuditërisht për dallim nga herat e tjera, ku kryesuesi i Kuvendit që është nga radhët e VV’së, Avni Dehari, ndryshoi mënyrën e votimit për kryeparlamentar.
Kuvendi dështoi të formojë komision për votimin e fshehtë për kryeparlamentar, ku nuk pati vota të mjaftueshme për të proceduar tutje.
Partitë ish-opozitare deklaruan se kjo është një shkelje arbitrare që nuk ka ndodhur në Kuvend më parë./Gazeta Papirus/