Një person ka njoftuar se pas një konflikti në pyll, është qëlluar me armë zjarri nga një pylltar.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur më 27 prill në Turuqicë të Podujevës dhe u iniciua si “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
“Fsh. Turuqicë, Podujevë 27.04.2025-09:30. Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se pas një konflikti në pyll ishte qëlluar me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar-pylltar. Ankuesi me dt. 30.04. 2025 ka pranuar tretman mjekësor në QKUK Prishtinë. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari dhe disa dëshmitarë të tjerë. Nga njësiti i hetimeve është konfiskuar arma me 4 fishekë të kalibrit 12 mm. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./Gazeta Papirus/