Gazeta Papirus raporton se ka nisur takimi ndërmjet kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në Kuvend.
Para takimit, as Kurti dhe as Krasniqi nuk folën për gazetarët.
Kurti të mërkurën u dërgoi ftesa për takim kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili refuzoi të merrte pjesë
Krasniqi shkroi mbrëmë në Facebook se e ka pranuar ftesën “duke besuar thellësisht se Republika e Kosovës ka nevojë urgjente për zhbllokim institucional dhe për rikthimin e funksionimit të rregullt të institucionit më të lartë legjislativ, si dhe për t’i hapur rrugë afateve kushtetuese për themelimin e Qeverisë”./Gazeta Papirus/