Kryeministri në detyrë Albin Kurti do të takohet sot me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, raporton Gazeta Papirus.
Kurti sapo ka arritur në ndërtesën e qeverisë.
Takimi do të mbahet nga ora 08:30, në Kuvendin e Kosovës, Salla N-204.
Kurti ka ftuar në takim edhe kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun, por ftesa është refuzuar.
Takimi i paraprin seancës së radhës, që do të jetë përpjekja e nëntë për konstituim të Kuvendit./Gazeta Papirus/