Gjatë muajit mars të këtij viti janë regjistruar gjithësej 1 mijë e 038 ndërmarrje të reja.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) nga gjithsej 1 mijë e 038 ndërmarrje të reja të regjistruara, 782 janë me pronarë meshkuj, 218 me pronare femra dhe 38 me pronarë të përzier meshkuj dhe femra.
Prej ndërmarrjeve të reja të regjistruara 1 mijë e 028 prej tyre janë Mikro Ndërmarrje me 1 deri 9 punëtorë dhe dhjetë janë ndërmarje të vogla me 10 deri 49 punëtorë. Ndërkaq nuk ka asnjë ndërmarrje të mesme apo të madhe, të regjistruar gjatë muajit mars të këtij viti, transmeton Gazeta Papirus.