Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është takuar me kryetarin e PD-së, Sali Berishën në Kongresin e EPP-së në Spanjë.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Abdixhiku shkroi se ata shkëmbyen të gjitha urimet për shëndet e punë të mbarë.
Ai ndër tjerash tha se me Berishën sollën kujtime historike.
“I urova atij, PD-së, e gjithë shqiptarëve suksese në zgjedhjet demokratike këtë maj, e në të gjitha proceset përpara, siç dhe mora urimet më të mbara për Lidhjen Demokratike. Risollëm dhe kujtime historike, me të në rol të parë, që kanë definuar një epokë të tërë të popullit shqiptar”, shkroi Abdixhiku.