Prej 19 prillit e deri me sot, Kuvendi i Republikës ka “shkëlqyer’ me efikasitetin e tij legjendar”.
Plot 6 seanca janë mbajtur… me një kohë totale pune prej 39 minuta e 18 sekonda!
Ose 2,358 sekonda ‘pune intensive’ parlamentare.
Dhe për këtë deputetët do të shpërblehen me rreth 750 euro bruto për kokë!
Kjo do të thotë se një minutë e vetme e “punës” se një deputeti i kushton qytetarëve 18 euro e 93 cent.
Ndërsa çdo sekonde… 32 cent.
Me 2 sekonda pune, një deputet fiton sa një qytetar paguan për një bukë.
Me 6 sekonda, sa një makiato në Prishtinë – pa sheqer, por me pak piper nga populli.
Dhe me vetëm 18 minuta, deputeti arrin te arkëtoje sa paga minimale mujore në Kosovë.
I pyetur nëse e ka ndërmend ta marr ose refuzojë pagën e fituar për më pak se 40 minuta, deputeti i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri pos tjerash ka deklaruar: Ta shoh njëherë sa më kanë dalë, pastaj ju tregoj a do t’i kthej apo do t’i mbaj.