Policëve të Kosovës nga komunat veriore u janë ekzekutuar pagat së bashku me shtesat e muajit shkurt, që nuk iu dolën në muajin mars. Ndërkaq, policëve të komunave të tjera të Kosovës nuk i janë ekzekutuar shtesat, raporton Klankosova.tv
Një burim i Klankosova.tv, polic nga komunat veriore, bën të ditur se atyre iu paguan shtesat e muajit shkurt, por jo edhe ato të muajit mars.
Tjetri burim, polic nga Kaçaniku, bën të ditur se 36 orë të festave nuk i janë paguar, dhe në vend që të paguhej 1500 euro u pagua 800 euro.
Muajin e kaluar, Klankosova.tv raportoi se pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, sikurse edhe zyrtarëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës, nuk u janë paguar orët shtesë. Pjesëtarëve të këtyre kategorive, në llogari u kanë dalë vetëm pagat bazë.
Lidhur me këtë nuk kanë reaguar ende nga Sindikata e Policisë së Kosovës