Analisti politik dhe ish-deputeti i Kosovës, Ilir Deda ka komentuar ftesën e Albin Kurtit për kryetarët e PDK-së dhe LDK-së.
Deda ka thënë se Kurti e ka bërë hapin e parë me dërgimin e ftesave, teksa ka shtuar se vetëm me dialog mund të dilet nga situata e krijuar në Kuvend.
“Albini e bëri hapin e parë me dërgimin e ftesës liderëve të PDK-së dhe LDK-së. Vetëm me dialog ndërpartiak dhe me marrëveshje politike dilet nga situata e krijuar në Kuvend”, ka shkruar Deda në Facebook.
“Më mirë të takohen 100 herë e të mbrrijnë çfarëdo marrëveshje se sa të vazhdohet kështu si deri tash”, ka shkruar ai.