Një përleshje mes të miturve ka ndodhur së fundmi në Prishtinë, ku si pasojë janë lënduar dy persona.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se të lënduarit janë A.A. 18-vjeçar dhe D.B. 18-vjeçar, ndërsa i dyshuari për përfshirje në rast është D.A. 17-vjeçar.
I dyshuari është paraqitur në Stacionin Policor në shoqërim të prindit të tij.
Pavarësisht se është njoftuar edhe Qendra për Punë Sociale, përfaqësuesit e saj nuk janë paraqitur, me arsyetimin se prezenca e prindit e bën të panevojshme pjesëmarrjen e tyre në këtë fazë të procedurës.
Policia dhe institucionet përkatëse janë duke e trajtuar rastin, ndërsa pritet të ndërmerren veprimet e mëtejme ligjor,