Në kryeqytet ka nisur rrënimi i një objekti pa e rrethuar zonën dhe pa vendosur shenja paralajmëruese që aty do të ketë punime.
Lexues të Klankosova.tv kanë dërguar pamje të objektit që po rrënohej duke treguar se i njëjti gjendet në lagjen e Muhaxherëve, konkretisht në rrugën “Jashar Salihu”.
Sipas pamjeve, aty nuk ka inspektorë. Këta të fundit siç merr vesh Klankosova.tv, janë njoftuar por të njëjtit nuk kanë dalë në terren tash e një javë.
Rruga e lartpërmendur gjendet jo shumë larg objektit të Komunës së Prishtinës, afër stacionit numër 2 të policisë.
Klankosova.tv ka kontaktuar Inspektoratin për të kuptuar nëse Komuna ka apo jo inspektorë, dhe nëse po, pse nuk ka shenja paralajmëruese pranë objektit të rrethuar, por deri në këto momente nuk ka marr ende një përgjigje.