Familja Hyseni nga qyteti i Vushtrrisë e vuan tash e 7 vjet humbjen e njërit prej djemëve të familjes.
Në dhjetor 2018 ata u njoftuan, se i biri Rafeti, ishte vrarë në Siri, duke luftuar në emër të ISIS-it. Edhe pse ata hapen të pame, trupi nuk u kthye kurrë në Kosovë.
Me shumë emocion, vëllai Avni Hyseni i bën thirrje Presidentes së Kosovës dhe Qeverisë që t’ua kthejë trupin për varrim këtu.
“Ai ka luftu për Kosovë, edhe në Preshevë, edhe në Maqedoni. Është shtetas i Kosovës, dhe i bëj apel shtetit që të angazhohet që ta kthejmë, ta varrosim në Kosovë”, ka thënë Hyseni për emisionin, Interaktiv Talks.
Për më shumë, shikojeni videon në vazhdim.