Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nuk ishte pjesë e seancës së sotme konstituive, e cila si rëndom ka dështuar.
Të dielën, pra para 48 orëve, në seancë mungoi kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili para mediave tregoi se për shkak të përvjetorit të masakrës së Mejës, nuk ishte prezent.
Ndërkohë, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj tha se mbase të enjten nuk do të shkojë në seancë për shkak të disa angazhimeve./Gazeta Papirus/