Deputeti nga radhët e Listës Guxo, Faton Peci ka thënë se çka do të ndodh sot në seancën konstituive është në dorën e deputetëve.
Peci e ka fajësuar opozitën, derisa ka vlerësuar se propozimi për kryetarin e Kuvendit mbetet i njëjtë.
“Ditë e re, nafakë e re. Çka do të ndodh është në dotën e deputetëve. Propozimi mbetet i njejtë dhe mendojë se është në interes të Kosovës që mos të zvarritet formimi institucioneve të Kosovës. Bisedimet nuk përfundojnë asnjëherë, dhe pjesë e diskutimeve është edhe ky komunikim që po e bëjmë përmes mediave, me rëndësi që mesazhet me u përqu. As ne nuk jemi të lumtur që po mbledhemi çdo 48 orë. /Gazeta Papirus/