Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka folur rreth seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Ajo tha se nëse Albin Kurti nuk i ka 61 vota për Haxhiun, s’është problem i Opozitës por i tij.
“Janë disa rrugë, e para që si parti që kë fituar zgjedhjet, duhet t’i kesh 61 vota sepse nëse nuk i ke për kryetare kuvendi atëherë nuk i ke as për qeverinë. Nuk është e ndershme, në fakt është e turpshme që fati i Institucioneve të shtetit të lidhet me një emër të përvetshëm, me gjithë respektin për Haxhiun. Ka një derë tjetër sepse janë edhe 47 deputetë të tjerë aty, kemi edhe Kurtin i cili vazhdon dhe i thotë vetes kryeministër në detyrë. Varianti i tretë konsensusi i një spektri më të gjerë, ku nuk flitet më vetëm për numra por për një gamë më të gjerë të të gjithë procesit. Meqë primati i takon partisë fituese dhe ka më së shumti vota ta propozojë kryetarin e kuvendit, kur ke mundësi dhe hapësirë që të jesh i pari të ofrosh personin që duhet të drejtojë kuvendin, me atë mundësi të vijnë edhe detyrimet nuk mund t’i detyrosh të tjerët të votojnë atë që ti do. Nëse Kurti si ka 61 vota për Haxhiun nuk është problem i yni por i tij”, ka thënë Hoxha në Klankosova./Gazeta Papirus/