Deputeti i Vetëvendosjes Hekuran Murati ka thënë se ata nukzbrapsen nga vendimin për ndryshimin e emrit të Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.
“Propozimi ynë është Albulena Haxhiu”, ka thënë ai para mediave në hyrje të Kuvendit të Kosovës.
Murati ka apeluar të gjitha partitë që të votojnë.
“Lus të gjitha partitë që me votën e tyre të marrin pjesë dhe të votojnë për konstituimin e Kuvendit. Ne në vazhdimësi kemi bërë thirrje në konstituim të kuvendit sepse konstituimi u takon të gjitha partive nuk është vetëm e një koalicioni qeverisës”, ka thënë ai./Gazeta Papirus/