Rritja e çmimit të rrymes, e që po pritet të shkaktoj rritje të çmimeve të shumë produkteve të tjera, ka shqetësuar qytetarët e vendit. Por, kjo rritje nuk do të vlej në krejt Kosovën. Komunat e Veriut nuk i prek fare ky vendim.
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka thënë për KosovaPress, se vendimi për rritjen e tarifave të energjisë elektrike 16.1 për qind nuk do të përfshijë katër komunat veriore të vendit, transmeton
“Tarifat e miratuara nga Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) zbatohen nga Furnizuesi me Shërbim Universal duke filluar nga data 01 qershor 2025 në gjithë territorin ku ai operon. Nëse pyetja ka të bëjë me katër komunat veriore të vendit të cilat aktualisht furnizohen nga Elektrosever, atëherë këto tarifa nuk zbatohen në atë pjesë të territorit, për shkak se Elektrosever operon jashtë sistemit të Furnizuesit me Shërbim Universal dhe marrëdhëniet tarifore janë të ndryshme”, thuhet në përgjigjen me shkrim nga ZRRE-ja./ Gazeta Papirus/