Skuadra e Liverpoolit ka shënuar fitore 5:1 ndaj Tottenham Hotspur, në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të në Premier League.
Me këtë fitore, katër xhiro pa përfunduar sezoni, “The Reds” kanë siguruar matematikisht titullin e Premier League për sezonin 2024/25.
Golat në këtë ndeshje për ekipin e Arne Slot i shënuan: Salah, Diaz, Mac Allister, Cody Gakpo dhe Udogie (autogol).
Liverpooli shkon në kuotën e 82 pikëve në pozitën e parë dhe katër xhirot e fundit i zhvillon vetëm për statistika./
Kujtojmë që kjo është hera e 20-të në histori që Liverpooli fiton titullin e ligës në Angli, duke barazuar kështu Manchester Unitedin (20).
Ky është titulli i dytë i “The Reds” në formatin e ri të Premier League që është qysh nga viti 1992/93./