Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka dhuruar sot Çelësin e Qytetit të kryeqytetit aktivisten e njohur serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, transmeton Gazeta Papirus.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkroi se Kandiq në kohët më të errëta zgjodhi të qëndroj në anën e të vërtetës.
Ndër të tjera, Rama shkroi se puna dhe përkushtimi i saj na kujton se pa të vërtetën nuk ka paqe të qëndrueshme as në Kosovë as në rajon.