Një fëmijë është goditur nga një veturë mesditën e sotme në rrugën “Wesley Clark” në Pejë
Detaje rreth gjendjes së tij shëndetësore ka dhënë doktori Besnik Ibraj, drejtor i Qendres Emergjente në Pejë, ku njoftoi se fëmija është jashtë rrezikut për jetën.
“E kemi pranuar një fëmijë për trajtim në spitalin e Pejës si pasojë e goditjes nga vetura. Gjendja është stabile, jashtë rrezikut për jetën. Po vazhdon me ekzaminimet mjekësore. Ka lëndime në gjunjë dhe regjionin e gjoksit”, deklaroi Ibraj.
“Sot rreth orës 12:55, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne rrugen Wesley Clark në Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një këmbësor (fëmijë), si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore i njëjti është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, tha Rugova. /Gazeta Papirus/