Presidenti rus Vladimir Putin ka përkeqësuar retorikën e tij për situatën në Ukrainë, duke thënë që lufta në këtë vend duket si gjenocid.
Rebelët e mbështetur nga Rusia kanë luftuar trupat ukrainase prej vitit 2014, dhe tensionet janë rritur derisa Rusia i ka tubuar rreth 170 mijë trupa në kufi.
Ndërkohë, presidenti amerikan Joe Biden ka diskutuar bisedën e fundit që pati me z. Putin në një thirrje me homologun e tij ukrainas, raporton BBC, përkthen Periskopi.
Ka frikë që Rusia po planifikon ta pushtojë Ukrainën, diçka që Rusia për momentin e ka mohuar.
Video-thirrja e të martës mes Bidenit dhe Putinit u pa si një përpjekje për të lehtësuar tensionet.
Washingtoni me aleatët e tij ka paralajmëruar Kremlinin për sanksione të ashpra ekonomike nëse sulmon fqinjtë e saj.
“Ne po e shohim çka po ndodh në Donbas. Duket si gjenocid,” – u shpreh z. Putin.