Një fëmijë ka vdekur të enjten në Skenderaj. Express mëson se viktima është i moshës rreth 1-vjeçare
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në orën 15:00.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkaq rasti po hetohet si “Vdekje e dyshimtë”.
“Vdekje e dyshimtë-Skenderaj 09.12.2021 – 15:00. Është raportuar se një fëmijë mashkull kosovar është dërguar në emergjencë. Fëmiu kishte ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, ka bërë të ditur policia