Lëvizja Vetëvendosje në tre muajt e parë të këtij viti ka pranuar donacion 32 mijë e 100 euro.
Këto të dhëna Vetëvendosje i ka dhënë në një raport të shpenzimeve janar -mars, të cilat janë publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Donancioni më i madh sipas këtij deklarimi është 5 mijë euro dhe është dhënë nga Kola Pashki. Edhe Rexhep Hysen Zeka ka kontribuauar për Vetëvendosjen me po të njëjtën shumë.
Një donacion tjetër prej 3 mijë e 420 është bërë nga “Pays LV”, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Edhe “Royal Beverage LLC” i ka dhuruar tre mijë euro për partinë e kryeministrit në detyrë Albin Kurti.
“Extra Friut SHPK” i ka dhuruar për Vetëvendosjen 2 mijë e 500 euro.
“Best Beton” i ka dhënë 2 mijë euro.
2 mijë euro të tjera i ka dhënë edhe Ibrahim Mitatt Morina.
Doancionet e tjera janë më të vogla.
Prej figurave të njohura të partisë del se donacion për partinë kanë dhënë vetëm Avni Dehari, dy herë nga 165 euro dhe Besnik Bislimi i cili i ka dhuaruar 300 euro.
Donacioni më i vogël i regjistruar është dhjetë euro.
KQZ të enjten publikoi shpenzimet e partive politike. Për janar, shkurt dhe mars kjo parti doli se shpenzoi mbi 1 milion e 700 mijë euro. /Reporteri.net/
