Ferid Berisha, Komandant Shkupi, njëri nga figurat e njohura të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është përlotur duke kujtuar takimin me dëshmorin e parë të luftës.
Me zërin që i dridhej dhe sytë e mbushur me lot, ai rrëfeu për GazetaDemos se si një djalë i ri, sapo kishte veshur uniformën e UÇK-së, kishte shpërthyer nga gëzimi para bashkëluftëtarëve, duke bërtitur me krenari: “A po e shihni sa bukur po dokem?”
“Për mu ajo ka qenë një ndjenjë shumë e rëndësishme dhe e veçantë. E pashë atë dëshmor aty, në kufi, para se me u nis. Kur nisën me u uniformu ata djemtë e rinj, njeri prej tyre doli mes turmës dhe bërtiti. Aty e kam pa, aty e ka lëshu shpirtin. Ishte dëshmori i parë që unë e kam takuar. Ishte djalë i ri,” tregoi Komandant Shkupi me emocion.