Pavarësisht raportimeve se Real Madridi do të bojkotojë ndeshjen finale të Copa Del Rey ndaj Barcelonës, kjo nuk do të ndodh.
Ndeshja pritet të zhvillohet ashtu siç ishte planifikuar, të shtunën me 26 prill, nga ora 22:00.
Këtë e ka konfirmuar edhe Presidenti i Federatës Spanjolle të futbollit, Rafael Louzan.
“Do të luhet finalja? Po. Ne do ta shijojmë këtë ndeshje të madhe nesër.”, u shpreh shkurtimisht Louzan për ”El Chiringuito TV”