Sot do të fillojë punën aktiviteti “Prite n’Shesh”, në Prishtinë, i cili do të qëndrojë i hapur deri më 31 dhjetor.
Hapja e këtij aktiviteti do të bëhet në orën 20:00.
Në njoftimin e Komunës së Prishtinës është bërë e ditur se janë 28 biznese të cilat do të posedojnë shtëpiza këtë vit.
“Ky aktivitet hapet me 10 Dhjetor 2021 duke filluar nga ora 20:00 dhe do të vazhdojë deri më 31 Dhjetor 2021. Gjithashtu, 26 bizneset fituese ftohen nesër me datën 8 Dhjetor prej orës 14:00 në Komunën e Prishtinës për ta tërhequr shortin për numrin e shtëpizës që do të posedojnë përgjatë këtij aktiviteti”, thuhet në njoftimin e Komunës.