Jude Bellingham, një nga figurat kyçe të Real Madridit dhe përfaqësues i kombëtares së Anglisë, mund të përballet me një operacion të domosdoshëm në shpatull pas përfundimit të sezonit 2024/25.
Sipas raportimeve nga Cadena SER, mesfushori anglez ka vuajtur nga një lëndim i vazhdueshëm në shpatullën e majtë që nga një përplasje gjatë një ndeshjeje kundër Rayo Vallecano.
Edhe pse ka vazhduar të performojë në nivele të larta, shqetësimi fizik ka mbetur i pranishëm dhe gjithnjë e më i vështirë për t’u menaxhuar, raporton Gazeta Sinjali.
Fillimisht, klubi kishte sugjeruar ndërhyrjen kirurgjikale menjëherë pas sezonit të kaluar, por lojtari dhe stafi i tij vendosën të shtyjnë vendimin për të mos rrezikuar pjesëmarrjen në Euro 2024 me Anglinë.
Nëse Bellingham i nënshtrohet operacionit pas këtij sezoni, ai pritet të mungojë për rreth dy muaj.