Drejtori i Divizionit të Njësive Speciale në Policinë e Kosovës, Amir Gërguri i mban 900 euro kesh në bankë.
Ai jeton në një banesë të trashëguar nga prindrit, bazuar në deklarimin e pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit për vitin 2025.
Në pjesën e aseteve të paluajtshme, Gërguri ka deklaruar në emër të tij një banesë prej 84 metrave katëror në vlerë 200 mijë euro.
Banesa është blerë në vitin 1999 dhe është e trashëguar, ka shpjeguar ai në formularin e deklarimit të pasurisë.
Ish-Komandanti i Njësive Speciale në vitin 2020, në kohët e fundit ishte edhe drejtues i Njësisë Speciale Operative, Amir Gërguri tashmë do të ketë pozitë të re në Policinë e Kosovës.
Gërguri tashmë ka marrë postin e Drejtorit të Divizionit për Njësi Speciale.
Si pasuri të luajtshme, ish-komandanti i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës ka deklaruar një veturë në emër të tij, të blerë në vitin 2024, me vlerë 21,300 euro.
Po ashtu, ka deklaruar edhe një veturë në emër të bashkëshortes së tij, në vlerë 8 mijë euro.
Në llogarinë e tij bankare, ai ka deklaruar se i mban 938 euro, të cilat kanë prejardhje nga paga e tij.
Në fund të deklarimit, te të ardhurat personale vjetore, Gërguri ka deklaruar se merr pagë prej 1,177 euro neto.