Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka vazhduar sulmet e ulëta ndaj mediave dhe gazetarëve.
Vetëm gjatë ditës së djeshme, ai ka shkruar disa statuse duke i fyer mediat dhe gazetarët.
Në këto statuse ai i ka quajtur gazetarët “langareca”.
“Ani kur p’i shoh do me postime kishe në mbrojtje të gazetarëve, mirëpo në shpinën e tyre po mbrojnë portalet e langarecave. Fatmirësisht këtë fushë e njoh mirë dhe po e shpjegoj për tjerët, që mos me ju lënë me hudh mjegull me paketime t’rreme. Pra ka gazetarë, ka langareca, dhe ka mediume/portale”, ka shkruar Basha në statusin e tij të fundit.
Nuk dihet se nga buron kjo urrejtjes e deputetit të VV-së ndaj mediave dhe gazetarëve.
Megjithatë, ndoshta ky mllefi ka të bëj me faktin se kohë me parë media ia kishte publikuar dëftesën e notave në shkollën e mesme.
Në atë dëftesë spikaste 1-shi në lenden e biologjisë.
Gjithashtu, ai kishte 2-sha, 3-sha dhe nota tjera që tregonin se deputeti i VV-së nuk kishte qenë nxënës i mirë.