Agjencia Kundër Korrupsionit, ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2025.
Sipas deklarimit të bërë në këtë agjenci, ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka në pronësi një banesë në vlere prej 38.000 eurosh, si dhe një tokë në vlerë 23,000.00.
Ai po ashtu posedon dhe aksione në “Tesla Inc”, “Allianz SE”, “Volkswagen AG”, si dhe “Netflix Inc.”.
Murati para të gatshme në llogari nga kursimet i posedon 14 mijë e 200 euro në njërën bankë ndërsa në tjetrën 2 mijë e 100 euro./Gazeta Papirus/