Deputeti i VV-së, Agim Bahtiri pas dështimit të seancës ka thënë se ka pritur më shumë nga ish opozita dhe atë që ndodhi sot, e quajti përçarje.
“Kam pritur më shumë, kjo është përçarje e cila nuk na çon askund”, tha Bahtiri.
“Duhet t’i çojmë proceset përpara sepse na presin shumë punë. Nuk e di çka mendojnë ata mirëpo ne jemi të gatshëm t’i çojmë proceset përpara”, u shpreh më tej ai./Gazeta Papirus/