Aktorja e njohur amerikane, Eva Longoria, tërhoqi vëmendjen në mbrëmjen e së hënës, gjatë ngjarjes promovuese të dokumentarit të saj më të ri CNN Eva Longoria: Searching for Spain, që u mbajt në qytetin e New York-ut.
E veshur me shumë stil, Longoria, 50 vjeç, u paraqit me një fustan elegant të zi, me disa detaje të bardha, veshja që nxori në pah siluetën.
Pamjes i shtoi hijeshi edhe me një palë taka të bardha elegante, ndërsa pozoi me vetëbesim përpara kamerave.
Ylli i serialit të njohur Desperate Housewives kompletoi paraqitjen me vathë të mëdhenj elegantë, të cilët i shtuan një prekje glamuri tërës pamjes së saj.
Eva është aktualisht e angazhuar me promovimin e dokumentarit të saj më të ri Searching for Spain, i cili do të transmetohet në CNN më 27 prill.
Dokumentari ndjek aktoren në një udhëtim gastronomik përmes qyteteve më të njohura të Spanjës, si Madridi, San Sebastian, Barcelona, Sevilja dhe të tjera, ku ajo eksploron lidhjet e saj personale me vendin dhe zbulon thesaret e fshehura që e kanë bërë Spanjën një nga destinacionet e saj të preferuara.