Sabrina Carpenter është bërë një ikonë e vërtetë e pop-it në dy vjetë e fundit – në masën që shumë harrojnë se ajo e filloi karrierën e saj si një yll i Disney-t. Por përveç Disney-t, Sabrina u shfaq në një serial të njohur në Netflix.
Disa fansa e zbuluan së fundmi ajo kishte qenë pjesë e një projekti të Netflix, për të cilin shumë pak e dinë ose nuk e kanë vërejtur më herët.
Këngëtarja ishte shfaqur në sezonin e parë të serialit “Orange is the New Black” në vitin 2013.
idk how i didn’t remember this it sent me #orangeisthenewblack #oitnb #sabrinacarpenter ♬ original sound – kaleyybuchannanWatch on TikTok
“Orange Is the New Black” është një serial i Netflix-it që ndjek historinë e Piper Chapman, një grua nga klasa e mesme që përfundon në burgun federal për një krim që kishte kryer vite më parë.
Seriali eksploron jetën brenda burgut për gratë, marrëdhëniet mes tyre, sfidat personale dhe sistemin penal amerikan. Ai ndërthur dramën me humorin, duke treguar historitë e ndryshme të të burgosurave përmes rikthimeve në të kaluarën e tyre.
Sabrina Carpenter fitoi popullaritet dhe sukses të madh viteve të fundit, e sidomos me hitin e saj të verës “Espresso”.
Ajo këtë vit u shpërblye me çmime Grammy.