Së fundmi u njoftua se filmi “The Bodyguard” me protagoniste Whitney Houston do të nisë me xhirimet.
Fillimisht u përfol se roli kryesor mund t’i shkojë Taylor Swift-it, por producentët thuhet se duan Kim Kardashian si yllin kryesor në vend të këngëtares.
“Të gjithë supozuan se Taylor do të merrte rolin e luajtur fillimisht nga Whitney Houston, sepse xhirimet e The Bodyguard po drejtohen nga Sam Wrench, i cili drejtoi filmin e vitit 2023 për turneun e Taylor ‘Eras’”, tha një burim për Daily Mail.
“Por Warner Bros është shumë i interesuar për Kim. Ata tashmë kanë pasur disa takime dhe skenari është shkruar për të. Kim është një nga njerëzit më të famshëm në planet. Ajo do të ishte perfekte për The Bodyguard dhe ajo e di këtë. Të gjithë janë shumë të emocionuar”, shtoi burimi.
Kujtojmë që Whitney Houston luajti yllin e popit Rachel Marron në “The Bodyguard”.
Filmi fitoi 400 milionë euro dhe kolona zanore shiti mbi 50 milionë kopje dhe fitoi çmimin Grammy në vitin 1994 për ‘albumin e vitit’.