Me rastin e Ditës së Tokës, Partia Demokratike e Kosovës thotë se Toka është shtëpia jonë e përbashkët dhe ruajtja e saj është detyrë e secilit.
Tutje në një postim në Facebook, partia thotë se avancimi i Agjendës së Gjelbër duhet të jetë një nga prioritetet e institucioneve tona.
“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Tokës reflektojmë mbi lidhjen tonë me planetin dhe rëndësinë jetike të mbjelljes së pemëve, reduktimit të mbeturinave, mbrojtjes së burimeve të ujit, shpenzimit efikas të energjisë – veprime që përmbushin misionin për të ndërtuar një të ardhme më të qëndrueshme, të gjelbër dhe të shëndetshme për vete dhe brezat e ardhshëm. Andaj, avancimi i Agjendës së Gjelbër duhet të jetë një nga prioritetet e institucioneve tona”, thotë PDK. /Gazeta Papirus/