Pas arrestimeve të fundit të lidhura me vrasjen e efektivit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika, kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, ka reaguar me shqetësim, duke mos përjashtuar që pas këtij akti mund të qëndrojnë motive të lidhura me radikalizëm fetar.
Ilazi u shpreh se, edhe pse nuk ka pasur informacione për grupe të organizuara ekstremiste në komunën që ai drejton, ekziston mundësia e ndikimit nga ideologji të tilla.
“Nuk mund të mohoj që mos të ketë individ të caktuar me ide radikale islamiste, por më tani si grupe të organizuara nuk kemi pasur ndonjë informacion”, është shprehur Ilazi për Klan Kosovën.
“Por nuk përjashtohet asnjë mundësi, por në ditët në vijim do të kemi takime por edhe me qytetarët kërkojmë bashkëpunim”./Gazeta Papirus/