DASHI
Neptuni do influencojë së tepërmi tek jeta juaj sentimentale sot. Do merrni disa vendime në çift të cilat do i japin një tjetër drejtim jetës suaj. Disa mund të kalojnë ndonjë moment të tensionuar. Beqarët duhet të bëjne kujdes. Hëna do iu bëjë kërkues dhe do kërkoni një “qenie” perfekte. Nuk keni për ta gjetur nëse nuk tregoheni realistë. Me financat gjërat do shkojnë mirë. Më në fund.
DEMI
Gjatë kësaj dite lidhja që keni krijuar do të përforcohet edhe më shumë. Do jeni shumë joshës dhe partneri do ndihet mirë që ju ka në krah. Beqarët nga ana tjetër do kërkojnë pafund dhe do kenë sukses. Më në fund edhe ju nuk do ndiheni më vetëm. Financat duhen menaxhuar me shumë maturi. Mos e humbni kthjelltësinë dhe mos u hidhni me sy mbyllur në detin e shpenzimeve.
BINJAKET
Edhe pse lidhja juaj është shumë e rëndësishme duhet të merreni pak më shumë me veten dhe familjarët sot. I keni lënë pas dore kohët fundit. Beqarët, edhe pse nuk është në stilin e tyre, do fillojnë aventura, e ardhmja e të cilave nuk dihet aspak. Marsi do influencojë më shumë tek financat. Buxheti do të ekuilibrohet dhe ju do mund të bëni pak më shumë shpenzime sesa zakonisht.
GAFORRJA
Jeta juaj në çift mund të jetë e tensionuar dhe aspak e animuar sot. Mundohuni ta ndreqni sa më parë sepse në të kundert situata mund të përkeqësohet më tepër. Tregohuni pak më tolerantë dhe të kuptueshëm. Beqarëve mund t’iu ndryshojë jeta tërësisht falë nje takimi impresionues. Financat do mbrohen nga Saturni. Do jetë një ditë pa probleme në këtë fushë.
LUANI
Ata qe janë në çift do jetë më të përkedhelur nga yjet sot. Dita do jetë shumë animuar dhe e këndshme. Bëni vetëm kujdes mos tregoheni idealiste dhe mos kritikoni më shumë sesa duhet. Beqarët do kenë mundësi me shumicë për të dalë nëpër takime. Tregohuni sa më të hapur që të mundeni. Në planin sentimental duhet të tregoheni sa më vigjilentë. Mos shpenzoni pa u menduar mirë.
VIRGJERESHA
Humori juaj do të ndryshojë gjatë kësaj dite dhe kjo mund të sjellë probleme me partnerin tuaj. Tregohuni tëkujdesshëm sepse përndryshe do kaloni një ditë të vështirë. Beqarët do ndihen mieë edhe ashtu si janë, por një person që do takoni do iu bëjë për vete dhe mund të lindin ndjenja të forta. Do e menaxhoni me kujdes buxhetin dhe do tregoheni të matur me shpenzimet. Bravo!
PESHORJA
Nuk do iu pëlqejnë aspak detyrimet dhe të zakonshmet në jetën tuaj në cift. Do kërkoni të provoni gjëra të reja që t’iu sjellin më shumë emocione. Kujdes mos tentoni të shikoni dikë tjeter sepse kur ta humbni partnerin do iu vijë shumë keq. Jupiteri po jetë planeti që do ndihmojë beqarët do iu sjellë fat. Falë disa shpenzimeve të papritura që do bëni financat do të dobësohen.
AKREPI
Marrëdhënia me partnerin do jetë shumë e mirë. Lëreni pas rutinën dhe provoni gjëra të reja së bashku. Do ndiheni mirë dhe do iu duket sikur do të rilindni. Beqarët do takojnë dikë dhe do e idealizojnë menjëherë. Ky është gabimi më i madh. Mos ndërtoni lidhje sot sepse do lëndoheni. Periudhë e favorshme për financat. Plutoni do iu mbështesë dhe do bëni investimet e nevojshme.
SHIGJETARI
Për disa prej atyre që janë në një lidhje dita do jetë e vështirë dhe me probleme. Mos e humbni në asnjë moment komunikimin me partnerin. Beqarët do jenë të përkëdhelurit e yjeve. Jo vetëm që do kenë takime interesante por mund të fillojnë edhe lidhje pasiononte. Kujdes me operacionet e mëdha financiare. Situata nuk është shumë e qëndrueshme që ju të merrni vendime.
BRICJAPI
Projektet në cift do jenë shumë të favorizuara gjatë kesaj dite. Shprehini secili mendimet dhe më pas vendosni për atë që iu intereson të dyve. Tregohuni edhe pak më të ngrohtë me ate që keni në krah. Beqarët do marrin një propozim shumë të vecantë. Mendohuni mirë para se të jepni përgjigje. Financat do jenë në gjendje shume të mirë sot. Mund të beni edhe ndonjë shpenzim më shumë.
UJORI
Duke qenë se asnjë planet nuk do ndikojë tek jeta juaj në cift pritet një dite e bukur dhe e mbushur me emocione. Do ndiheni me fat që do keni dikë si partneri pranë. Saturni do i bëjë beqarët më të hapur ndaj takimeve. Mos humbisni asnjë rast. Situata financiare do jetë e pa stabilizuar. Do iu duhet të hiqni dorë nga disa shpenzime që kishit menduar. Eshtë më mirë kështu.
PESHQIT
Në planin sentimental do keni disa probleme sot. Mos u panikosni por qetësohuni dhe flisni më shumëme partnerin. Vetëm kështu do mund të rivendosni klimën e ngrohtë. Beqarët duhet të merren më shumë me cështjet e dashurisë. Nëse nuk kërkoni vetë mos prisni që të tjerët t’ua servirin gjithcka. Ka mundesi që me financat të keni fat. Gjithsesi qëndroni me këmbë në tokë../Gazeta Papirus/