Ka dështuar seanca Kuvendit të Kosovës, ku pritej të votohej për kryeparlamentarin e Kuvendit si dhe nënkryetarët, raporton Gazeta Parpirus.
Kjo është tentativa e katërt për konstituimin e Kuvendit.
Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar sërish Albulena Haxhiun për kryeparlamentare.
Por propozimi i VV-së për Haxhiun nuk mori mbështetjen e Kuvendit. Vetëm 57 deputetë votuan pro kandidaturës, 20 kundër dhe 3 abstenim. Ata që abstenuan ishin deputetët e Nismës Socialdemokrate, për të cilët u fol se mund të kishin një marrëveshje koalicioni me Vetëvendosjen, ndërsa ata të PDK dhe AAK nuk morën pjesë në votim.