Albin Kurti ka arritur në Kuvend për vazhdimin e seancës së ndërprerë të shtunën, ku VV dështoi dy herë radhazi për të zgjedhur Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit.
Sic jemi mësuar tashmë, Kurti as kësaj radhe nuk është deklaruar para gazetarëve nëse i kanë numrat apo jo për ta zgjedhur Haxhiun kryekuvendare.
Nga partitë opozitare, kanë deklaruar se nuk do të votojnë emrin e Haxhiut për kryetare të Kuvendit.
Kujtojmë se në seancëne fundit as NISMA e Fatmir Limajt nuk votoi pro këtij propozimi, pavarësisht se është konfirmuar se këto dy parti kishin pasur një marrëveshje para mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit, raporton Gazeta Papirus.