Jehona Lushaku, deputetja e LDK-së, ka thënë që sot presin që të ketë një propozim të ri për kryetarin e Kuvendit të Kosovës, transmeton Gazeta Papirus.
“Ne presim që të kemi një emër të pranueshëm për të gjithë deputetët. I takon partisë së parë për propozimin e emrit, neve si parti e tretë nuk na takon që të propozojmë një emër. Të shohim nëse ka reflektuar dhe a i ka siguruar votat”, ka thënë Lushaku pak para fillimit të seancës.
Vazhdimi i seancës konstituive do të mbahet sot në orën 15:00. Megjithëse nuk i siguroi votat e mjaftueshme, Albulena Haxhiu ka deklaruar se edhe në seancën e së hënës do të jetë kandidate për kryetare të Kuvendit të Kosovës.