Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka njoftuar se sot e kanë arrestuar edhe djalin e një zyrati policior, i cili dyshohet në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika, transmeton Gazeta Papirus.
“Gjatë ditës së sotme është arrestuar një person i cili është djali i një policit tonë, në shtëpinë e të cilit ne kemi kryer bastisje.
Është sekuestruar arma e tij zyrtare, është armë zyrtare e Policisë, e një polici i cili punon në drejtimin e Policisë së kufirit dhe mbetet me u verifiku rastëssiht nëse është përdor në këtë rast apo ne raste tjera”, tha Hoxha.