Njësia Speciale sot ka zbarkuar në Kaçanik, në kuadër të një operacioni policor që ka të bëjë me vrasjen e rreshterit Muhamed Lika.
Policia e Kosovës përmes zëdhënësit Baki Kelani ka konfirmuar për IndeksOnline se operacioni është i ndërlidhur me këtë rast të rëndë.
“Policia e Kosovës, me njësitë e saja relevante, pas hetimeve intensive, sot në orët e hershme të mëngjesit ka filluar një operacion policor, i cili ndërlidhet me rastin e vrasjes së rreshterit policor Muhamed Lika në Kaçanik. Pas përfundimit të operacionit policor, do të bëhen publike informacione shtesë”, ka deklaruar Kelani