Një aksion i madh i Njësive Speciale po zhvillohet në Kaçanik. Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Express se ky aksion ndërlidhet me vrasjen e rreshterit policor, Muhamed Lika.
“Policia e Kosovës, me njësitë e saja relevante pas hetimeve intensive, sot në orët e hershme të mëngjesit ka filluar një operacion policor, i cili ndërlidhet me rastin e vrasjes së Rreshterit policor Muhamed Lika në Kaçanik. Pas përfundimit të operacionit policor, do të bëhen publike informacione shtesë”, ka thënë Kelani për Express.
Lika u vra më 1 prill të këtij viti.