Ka përfunduar pa gola ndeshja mes Prishtinës dhe Ferizajt.
Kryeqytetasit mbetën me një lojtar më pak në fushë pasi në minutën e 26-të të takimit, Philippe Bouye u ndëshkua me karton të kuq.
Ferizaj nuk arriti që ta shfrytëzonte epërsinë numerike në fushë, duke humbur tri pikë të vlefshme për garën në një vend që çon në Evropë.
Me këtë barazim, Prishtina gjendet në vendin e pestë me 39 pikë, kurse Ferizaj në të katërtin me 42 sosh