Dy vrapues humbën jetën gjatë një gjysmë-maratone në qytetin e Almatit në Kazakistan të dielën, njoftuan organizatorët.
Akkoyan Rsaliyev, 84 vjeç, humbi ndjenjat në fillim të garës, ndërsa Akhmadi, 21 vjeç, kishte përshkuar rreth 16 kilometra (10 milje) kur ndërroi jetë, transmeton Gazeta Papirus.
Të dy ishin pjesëmarrës të rregullt në gara të vrapimit në distanca të gjata.
”Fondacioni korporativ ‘Guximi për të qenë i Pari’ i shpreh ngushëllimet familjeve dhe miqve të të ndjerëve”, thuhet në deklaratën e organizatorëve siç raporton reuters.