Kompania për furnizim me energji elektrike në Kosovë, është gjobitur me 25 mijë euro nga Agjencia për Informim dhe Privatësi.
Krejt kjo ka ndodhur pas ankesave se KESCO i ka dërguar faturat pa zarfa, përcjell Gazeta Papirus.
Lajmin e bëri të ditur Nol Nushi, nga Partia Socialdemokrate.
Nushi tha se kishte paraqitur një ankesë në muajin mars, bashkë me qytetarë të tjerë, duke denoncuar shkeljen e privatësisë nga KESCO.
“Kjo është gjoba e dytë dhe konsideroj që është e ulët sepse kane pasur kohe më shumë se 6 muaj të mos e përsërisin shkeljen. Ta shohim a po e përsërisin”, deklaroi ai.