Nasim Haradinaj, ish-Nënkryetari i Organizatave të Veteranëve të Luftës së UÇK-së, u ka reaguar krerëve të partive politike me një thirrje për vëmendje te krerët e UÇK-së që tash e pesë vjet po mbahen në paraburgim në Hagë nga Gjykata Speciale, transmeton Gazeta Papirus.
“Edhe sa vjet duhet me qendru në burg të Hagës miqtë tanë, për me kuptu ju se Gjykata Speciale do ta dënojë UÇK-në dhe Kosovën, përmes këtij gjyqi politik?!”, shkroi Haradinaj.
Postimi i plotë:
Mirëmëngjesi, liderë të partive politike!
A e keni ndërmend me u bë najherë bashkë?
Edhe sa vjet duhet me qendru në burg të Hagës miqtë tanë, për me kuptu ju se Gjykata Speciale do ta dënojë UÇK-në dhe Kosovën, përmes këtij gjyqi politik?!
Derisa ju po i numëroni votat, ata dhe Kosova po i numërojnë ditët në burg.