Deri në fundjavë pritet të jetë mot i lagësht, kryesisht me vransira, reshje shiu dhe bore. Temperaturat fillimsht në rritje e në fundjavë në rënie, raporton Express.
Të hënën në mëngjes reshjet pushojnë, ku do të ketë vransira dhe intervale me diell.
Moti më dinamik në ditët e ardhshme, edhe mbanë ndotësit ajror më të shpërndarë, sidomos ditën e enjte e të shtunë, kur parashihet edhe fuqizim i erës. Këtyre ditëve indeksi do të jetë në vlera të pranueshme. Të premten erërat qetësohen, e ndotësit përqëndrohen më pranë sipërfaqes, e indeksi orëve të mbrëmjes kalon në vlera të dobëta e shumë të dobëta.
9.12 – Pas mëngjesit të ftohtë, ditën vransirat shtohen. Paradite riga lokale shiu. Pasdite e në mbrëmje reshjet më të vazhdueshme shiu përfshinë gjithë vendin. Reshje bore priten vetëm në vise malore.
10.12 – Kryesisht me vransira, paradite me mundësi për riga lokale shiu.
11.12 – Në mëngjes ngrica, e në ultësira mundësi për mjegull. Kryesisht vranët, që nga paraditja priten të reshura shiu, vende-vende edhe intenzive. Vonë në mbrëmje reshjet e shiut edhe shndërrohen në borë.
12.12 – Ftohtë, kryesisht vranët, e kohëpaskohe me reshje të dobëta bore, e gjatë ditës në vise më të ulëta edhe të përziera me borë.
13.12 – Ftohtë, me vransira e diell. Në mëngjes ngrica.
Temperaturat fillimisht në rritje, e nga fundjava pësojnë rënie. Minimalet deri të premten rriten deri në 2C, e më pas zbresin edhe në -2C, të shtunën, e të hënën edhe deri -4C. Temperaturat maksimale në rritje deri në 8C ditën e premte, e në fundjavë zbresin edhe në 1C.
Era frynë nga juglindja e lehtë dhe mesatare 5-10m/s deri të shtunën, me hove edhe mbi 15m/s, ditën e enjte dhe të shtunë. Nga e shtuna mbrëma ndryshon drejtimin në verilindje ku frynë e lehtë dhe mesatare 3-7m/s.
Shtypja atmosferike mbetet në vlera të ulëta ditëve të ardhshme, me tendencë të rritjes nga dita e diel.