Është sanuar problemi me energjinë elektrike në Doganën e Hanit të Elezit.
Lajmin për Klankosova.tv e kanë konfirmuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit.
“Terminali Doganor thotë që kanë pas problem me rrymë nga ora 8:00 deri më 13:35, kjo është arsyeja e vonesës dhe kolonave. Gjithçka është në rregull tani sepse ka pas riparime në objekte të tjera të terminalit”, thanë nga QKMK.